NDOJA Ndrekë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, në vitin 1933. Me vendim nr. 150, datë 14 gusht 1951, Gjykata Ushtarke e Shkodrës e deklaroi fajtor për «arratisje jashtë shtetit të mbetur në tentativ», dhe e dënoi me 7 vjet privim lirie me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 761-762.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]