NDOJA Ndoc
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, në vitin 1919. U arrestua më 23 shtator 1973, dhe me vendim nr. 310, datë 30 nëntor 1975, Gjykata e Rrethit të Shkodrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit», dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie. F. 1, Viti 2017, D. 98, F. 180-581.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]