(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1949, në fshatin Xhuxhë të Fanit. Ishte dy vjeçe kur u internua në kampin e Tepelenës. Atje shpoi këmbën në një gozhdë të ndryshkur, nuk u trajtua për tetanoz, ndaj dhe vdiq nga infeksion në verën e vitit 1951. Ushtaraku i shërbimit e detyroi nënën e vajzës pa jetë, Lizën [shih], ta hidhte kufomën e saj në ujrat e lumit të Vjosës. Një vit më parë, gjyshin dhe të xhaxhain e Pashkes së vogël i patën mbytur në ujrat e lumit Drin, në Kukës. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 320.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]