NDRECA Pal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1944, në Kallmet të Lezhës. Më 22 mars 1975, me vendim nr. 12, Gjykata e Lezhës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 9 vjet burg. Më 9 maj 1979, me vendim nr. 3, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «pjesmarrje në organizatë kundër-revolucionare Nacionaliste, krime kundër shtetit dhe agjitacion e propagandë kundër shtetit», dhe e dënoi me 14 vjet burg dhe humbjen e të drejtës së zgjedhjes për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 87, fl. 26-28.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]