(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Sllovë të Dibrës, në vitin 1914. Kreu Pedagogjiken e Elbasanit dhe Fakultetin e Historisë në Firence (Itali). Me vendim nr. 47, datë 17 qershor 1949, Gjykata Territoriale e Korçës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale. (Dënim i kombinuar). F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 737-738.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]