(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1913, në Peshkopi. Më 17 qershor 1949, Gjykata Ushtarake Territoriale e Korçës e deklaroi fajtor si «pjesëmarrës në formacione të armatosura ushtarake», dhe e dënoi me 5 vjet burg, për «bashkëpunim me armikun» me 7 vjet burg, për «pjesëmarrje në banda të armatosura» me 8 vjet burg, për «vepra spiunazhi» me 3 vjet burg dhe për «agjitacion e propagandë» me 4 vjet burg, si dhe humbjen e të drejtave elektorale dhe heqjen e gradës. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 76, f. 45-46.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]