NOTI Anastas
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1924, në Libohovë. Më 25 maj 1952, me vendim nr. 25, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «dhënie informatash me karakter ushtarak, politik dhe ekonomik», dhe e dënoi me 5 vjet burg, punë të detyruar, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 81, fl. 50-51.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]