NOTI Marie
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tiranë, në vitin 1941. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 27, datë 18 janar 1994, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Përmetit në Kamëz të Tiranës dhe në Lushnjë, prej 13 tetorit të vitit 1950 deri më 7 qershor 1954. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 128-129.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]