OMARI Haxhi Kasëm
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, më 10 shkurt 1886. Me vendim nr. 34, datë 21 mars 1946, Gjykata e Rrethit Shkodër e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. U dënua me burg si «armik i popullit». Më 1949 iu fal pjesa e mbetur e dënimit. Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949. F. 1, Viti 2017, D. 95, f. 72-73.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]