(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Bashkëshortja e Shaqir Omarit [shih]. Lindi në Shkodër. Pas dënimit të të shoqit me vdekje (në mungesë), më 1945 e nxorrën nga shtëpia dhe i sekuestruan pasurinë. Më vonë u arrestua dhe bëri një vit burg. Pas lirimit, u internua në Berat. Pas arrestimit të të shoqit, u kthye në Shkodër, ku dhe vdiq më 1989. Fatbardha Saraçi (Mulleti), Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, ISKK, Tiranë 2013, f. 135- 136. F. 6, Viti 2017, D. 95, f. 63-64.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]