(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Dhrovian – Delvinë, më 20 prill 1890. Me vendim nr. 288, datë 13 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi fajtor si «armik i popullit» se ka marrë pjesë në një grup armiqësor për rrëzimin e pushtetit dhe e dënoi me 5 vjet privim lirie (punë të detyruar), si dhe heqjen të drejtave politike për 1 vit kohë. Më 1949, iu fal pjesa e mbetur e dënimit. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 32-33.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]