PAPA Jorgo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1941, në Sarandë. Me vendim nr. 3, më 1963, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut», dhe e dënoi me 18 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Po atë vit iu zbrit 1/3 e dënimit. Me vendim nr. 11, në maj 1975, Gjykata e Lartë e dënoi për nenet 67-10, 76, 72, 73/1, 48, 49 dhe 28 të Kodit Penal, me 5 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99/1, fl. 58-59.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]