PAPA Jorgo Thanas
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1922, në Sarandë. Me vendim nr. 26, datë 26 qershor 1957, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «ka bërë veprime përgatitore për t’u arratisur në bashkëpunim dhe agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 25 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, heqjen e gradave e dekoratave, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Po atë vit dënimi iu zbrit me amnisti në 18 vjet, 3 muaj dhe 9 ditë burg. Më 1965, iu fal dënimi mbi të drejtat elektorale. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 101/1, fl. 32-33.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]