PAPA Vangjel
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 25 mars 1924, në Aliko të Sarandës. U arrestua më 13 tetor 1947. Me vendim nr. 66, datë 26 janar 1948, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi «armik të popullit», dhe e dënoi me 5 vjet burg. Më 1949, dënimi iu zbrit në 3 vjet burg. Më 15 mars 1959, u arrestua sërish. Me vendim nr. 19, datë 8 qershor 1959, Gjykata e Qarkut të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 8 vjet burg. U lirua më 31 maj 1965, me plotësim kohe. Me vendim nr. 16, datë 14 mars 1980, Gjykata e Rrethit të Sarandës e deklaroi përsëri fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe humbjen e së drejtës së zgjedhjes për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 101, fl. 148-149.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]