(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1905, në Aliko të Sarandës. Me vendim nr. 25, datë 1 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik të popullit, se është lidhur me spiunazhin grek me anë të agjentëve si Vangjel Xhamo e të tjerë dhe, në bashkëpunim me ta, është hedhur në punën e spiunazhit. Si agjent i spiunazhit grek, ka ndihmuar veprimet e Komitetit të Alikos ku bënte pjesë, vinte në kontakt të arratisurit, ku nëpërmjët këtyre i dërgonte reaksionit informata dhe merrte udhëzime», dhe ndaj e dënoi me 6 vjet burg, humbjen e të drejtave baraz me kohën e dënimit dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99/1, fl. 50-51.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit