PAPA Vasil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1904, në Aliko të Sarandë. Me vendim nr. 137, datë 2 nëntor 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «ka sabotuar ligjet dhe urdhërat e shtetit, ka urryer reformat e pushtetit, ka propaganduar në favor të reaksionit grek dhe ka qenë i lidhur me reaksionarë dhe të arratisur», dhe e dënoi me 5 vjet burg, punë të detyrueshme, humbjen e të drejtave politike për 2 vjet kohë kohë dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme. U lirua më 1947. Me vendim nr. 97, datë 7 korrik 1959, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 9 vjet burg, humbjen e të drejtës për 3 vjet kohë kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99/1, fl. 54-55.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]