PAPA Vasil Kristo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Dhërmi, më 14 gusht 1876. Me vendim nr. 722, datë 25 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor si «armik i popullit dhe i shtetit» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe heqjen e të drejtave civile e politike baraz me kohën e dënimit. U arrestua më 6 maj 1947. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 223-224.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]