(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1917, në Elbasan. Me vendim nr. 683, datë 26 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «faje kundër popullit e shtetit», dhe e dënoi me 12 vjet burg, punë të detyruar, humbjen e të drejtave elektorale baraz me kohën e ndëshkimit, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më 1949, iu fal pjesa e mbetur e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 84/1 , fl. 4; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "PAPAJANI Agap Dhimitër" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/papajani-agap-dhimit%c3%abr