PAPAJANI Aleks
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 10 qershor 1933. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 8, datë 6 prill 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga Fieri në Shtyllas (Fier), prej vitit 1966 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 90/1, fl. 26-27.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]