PAPASTATHI Agathokli
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Përmet, në vitin 1916. Me vendim nr. 262, datë 29 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi fajtor si «armik i popullit» dhe e dënoi me 2 vjet heqje lirie. U arrestua meë 1 qershor 1947 dhe i është falur dënimi me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949 të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Me vendim nr. 37, datë 24 qershor 1952, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje» dhe e dënoi me 10 vjet burgim, konfiskim të pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Për «agjitacion e propagandë», kjo gjykatë e dënoi me 5 vjet heqje lirie. Përfundimisht u dënua me 10 vjet burgim, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. U arrestua më 1 shtator 1951, dhe u lirua nga burgu më 9 tetor 1960. F. 1, Viti 2017, D. 108, f. 185.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]