PAPATHANASI Filip
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1922, në Sarandë. Sipas Administratës së Burgjeve, datë 22 mars 1993, u arrestuar për motive politike më 17 shkurt 1946. U dënua si «armik i popullit» me 20 vjet burg. Më 1949, dënimi iu zbrit në 15 vjet heqje lirie. Vdiq në burg, më 26 korrik 1952. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 101, fl. 106-107; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]