PASHNJARI Halim Taf
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1902, në Sinjë të Epërme të Dibrës. Me vendim nr.25, datë 12 shkurt 1994, Gjykata e Rrethit të Dibrës vërtetoi faktin juridik të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike në përpjekje me forcat komuniste në Sinjë të Dibrës, më 27 korrik 1944. Ishte i inkuadruar me forcat e Ballit Kombëtar. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 76/1, fl. 30-31; Gazeta 55, 1 dhjetor 2014, 23.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]