(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1956, në Bularat të Gjirokastrës. Më 26 janar 1974, me vendim nr. 8, Gjykata e Tepelenës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e tentativës për t’u arratisur jashtë shtetit», dhe e dënoi me 5 vjet burg. Më 27 qershor 1977, me vendim nr. 68, Gjykata e Lezhës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 7 vjet burg. Më 20 shtator 1979, me vendim nr. 42, Gjykata e Mirditës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit», dhe e dënoi me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 81/1, fl. 37-38.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]