(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1915, në Ponçarë të Korçës. U arrestua më 3 korrik 1951. Me vendim nr. 231, datë 6 dhjetor 1951, Gjykata Ushtarake Territoriale e Korçës e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me diversantë dhe dhënie informatash diversantëve», dhe e dënoi me 7 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. Me dekret të P.K.P.nr. 2267, datë 30 prill 1956, iu kthyen të drejtat. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 79, fl. 34-35.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]