PASHO Shyqyri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1919, në Kolonjë. Më 15 maj 1950, me vendim nr. 152, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për «organizim grupi spiunazhi dhe agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 10 vjet burg. Më 9 shtator 1977, me vendim nr. 25, Gjykata e Kolonjës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 78, fl. 59-60.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]