PATANI Pjetër Kol
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Trush – Shkodër, më 9 nëntor 1921. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991 dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, dhe shtesën e bërë në pikën 7 të udhëzimit nr. 7, datë 29 tetor 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq në mbledhjen e datës 2 dhjetor 1994, vendosi vërtetimin e faktit të vuajtjes së dënimit për «motive politike» nga ish i dënuari Marash Patanit nga data 4 shkurt 1945 deri më 20 shtator 1946 (mbajtur i burgosur në hetuesi). F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 120-121.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]