PATOSI Ylber
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1920, në fshatin Çorrush të Mallakatrës. Semimaturën e kreu në gjimnazin e Shkodrës, kurse pjesën e mbetur të gjimnazit në Tiranë. Gjatë luftës u përfshi në radhët e Ballit Kombëtar. Më 1945 mori pjesë në një grup klandestin në Tiranë, të drejtuar nga Abdulla Berberi [shih]. U arrestua pas zbulimit të grupit. Dhe, me ndërprerja të shkurtra, vuajti nëpër burgje të ndryshme të vendit gjer më 1990. Është një nga nismëtarët për krijim e Shoqatës së Ish të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë. Uran Kalakulla, Ylber Patosi, në Për bashkëvuajtësit e mi në Komunizëm, «Princi», Tiranë 2011, f. 97-101.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]