(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, si dhe shtesën e bërë në pikën 7 të Udhëzimit nr. 7, datë 29 tetor 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq në mbledhjen e datës 11 dhjetor 1993, vendosi vërtetimin e faktit të vrasjes pa gjyq për «motive politike» të Petro Stavri Pekmezit, më 12 nëntor 1944. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 91.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]