PEKMEZI Petraq Stavri

PEKMEZI Petraq Stavri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Inxhinier. Lindi në Ohër, më më 15 maj të vitit 1901. Shkollën fillore dhe unike i kreu në Pogradec, ndërsa studimet e të larta për Inxhinieri Hidro-Teknike në Universitetin e Vjenës, nën kujdesin e të ungjit, Dr. Gjergj Pekmezit. Atje u zgjodh në organin drejtues të shoqërisë studentore «Albania». Gjatë viteve të studimit, u njoh dhe u lidh në martesë (më 1922) me studenten austriake Ketrin Morr, e diplomuar për Ekonomi. Pas përfundimit të studimeve, më 1923 u kthye në atdhe dhe krijoi shoqërinë «Puntoria Pekmezi» me qendër në Korçë. Më 1928 shoqëria e transferoi aktivitetin në Tiranë. Pas pushtimit gjerman të Shqipërisë, filloi punë si përkthyes i Gestapos. U pushkatua me urdhër të Enver Hoxhës nga një grup partizanësh, më 12 nëntor të vitit 1944, në oborrin e shtëpisë së tij, në breg të Lanës, pranë lagjes «Ali Demi», sepse, me sa duket, ishte i vetmi dëshmitar, që kishte dijeni për marrëveshjen që prishi Enver Hoxha me gjermanët për këmbimin e tri vajzave naziste me të internuarit e kampit të Prishtinës, gjë që çoi në pushkatimin e 104 shqiptarëve të internuar në këtë kamp. Më 9 dhejtor 2009, Presidentit i Republikës e dekoroi me urdhërin «Nderi i Kombit». Koço Pihoni, Inxh. Petraq Pekmezi, «Nder i Kombit», në «Mokra», Viti i njëmbëdhjetë i botimit, nr. 5 (133) prill 2010, f. 7-8; Burgu i Tiranës: ja misteret e tij në vitin 1945 – Ekstradimi i Bedri Pejanit, Riza Ferrit (djali i Jakup Ferrit), profesor Selman Rizës, Qazim Bllacës… për në burgjet e Jugosllavisë!! – Rrëfen Xhemal Alimehmeti, në «Gazeta Shqiptare»; Gazeta 55, 1 dhjetor 2014, 23.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]