PEKU Asllan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Ulqin, më 15 qershor 1919. Me vendim nr. 6, datë 16 gusht 1951, Gjykata Territoriale e Rrethit të Durrësit e deklaroi fajtor për «spiunazh» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie (punë të detyruar). Për tregti të «ndaluar» është dënuar me 5 vjet heqje lirie (punë të detyruar), si dhe humbjen e të drejtave civile dhe elektorale për 5 vjet kohë. Përfundimisht u dënua me 15 vjet heqje lirie (punë të detyruar), si dhe me humbjen e të drejtave elektorale e civile për 5 vjet kohë. Me dekret nr. 2316, datë 1 shtator 1956 të Presidiumit të Kuvendit Popullor i është zbritur dënimi me 12 vjet burgim. U arrestua më 6 shkurt 1951. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 205-206.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]