(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1927, në Vlorë. Me vendim nr. 227, datë 14 korrik 1945, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor si «bashkëpunëtor i aparatit terrorist dhe i formacioneve të tij», dhe e dënoi me 5 vjet burg dhe humbjen e të drejtave civile e politike. Me vendim nr. 154, datë 22 tetor 1957, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut, në formën e tentativës për t’u arratisur në një shtet të huaj», dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë (të pjesës së tij) dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Me dekret nr. 2548, viti 1957, iu fal ¼ e dënimit. Me vendim nr. 121, datë 13 qershor 1973, Gjykata e Rrethit të Vlorës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe humbjen e së drejtës së zgjedhjes për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 90/1, fl. 1-2.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit