PEPA Simon Filip
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Velipojë – Shkodër, në vitin 1937. Me vendim nr. 167, datë 29 tetor 1961, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor «për moskallëzim të një krimi kundër shtetit e popullit» dhe e dënoi me 2 vjet heqje lirie. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 114-115.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]