PEPA (Verri) Kolë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Plan, më 21 shtator 1932. Me vendim nr. 174, datë 19 nëntor 1953, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie. Me vendim nr. 189, datë 17 korrik 1954, Gjykata e Lartë (Kolegji Ushtarak) e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në një organizatë kundër pushtetit popullor» me qëllim arratisjen në një shtet armik dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. U arrestua më 31 korrik 1953, dhe u lirua më 8 janar 1972. F. 1, Viti 2017, D. 107, f. 46-47.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]