PEPA Tom
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në në Dukagjin, në vitin 1927. Me vendim nr. 169, datë 9 dhjetor 1946, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi fajtor për «propagandë disfatiste» dhe «tentativë arratisjeje» nga rradhët e ushtrisë dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie, si dhe heqjen e të drejtave politike për aq kohë. Në bazë të nenit 51/2 të Ligjit nr. 382, datë 24 dhjetor 1946, dënimi iu kthye në 5 vjet privim lirie (punë të detyruar). Me dekret nr. 441, datë 20 qershor 1947 të Presidiumit të Kuvendit Popullor u lirua nga burgu. U arrestua më 8 nëntor 1946. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 267.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]