PESHTANI Kristaq
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Ushtarak, kapiten i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare. Lindi në Peshtan, në Luginën e Zagorisë, më 1880. Në vitin 1914 u burgos nga grekët si anti vorio-epirot. Kreu akademinë Ushtarake në Itali. Është një nga organizatorët e betejës së Mezhgoranit në korrik të vitit 1943. U arrestua më 1945 me grupin antikomunist të Tepelenës. Vdiq në hetusi, në birucat e kalasë së Gjirokastrës, në vitin 1947.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]