PESHTANI Lefteri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Delvinë, në vitin 1936. Me vendim nr. 358, datë 15 gusht 1973, Gjykata e Rrethit Tiranë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» kundër pushtetit dhe e dënoi me 4 vjet heqje lirie. U arrestua më 24 qershor 1973. Me kërkesë për mbrojtje të ligjishmërisë me vendim nr. 22, datë 29 prill 1977, Gjykata e Tiranës u pushoi çështjen duke e izoluar të gjykuarën në një institucion psikiatrik për t’u kuruar. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 194-195.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]