PONARI Cake Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Dushaj të Tropojës, në vitin 1924. Me vendim nr. 49, datë 23 prill 1959, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» kundër pushtetit popullor dhe e dënoi me 3 vjet e 6 muaj heqje lirie. Për «moskallëzim krimi» të një bande diversantësh e dënoi me 2 vjet heqje lirie. Përfundimisht u dënua me 5 vjet heqje lirie. U arrestua më 3 janar 1950. F. 1, Viti 2017, D. 108, f. 136-137.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]