(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Shkodër, më 2 tetor 1882. Me vendim nr. 2, datë 8 janar 1948, Gjykata Ushtarake Shkodër e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit» dhe e dënoi me vdekje, humbjen përgjithmonë të të drejtave civile e politike, si dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme. U arrestua më 15 nëntor 1946 dhe u ekzekutua më 11 mars 1948, ora 05:00 e mëngjesit. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 158-159.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]