PRENDUSHI Paulin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, më 4 gusht 1907. Me vendim nr. 209, datë 16 shtator 1945, Gjykata Ushtarake Shkodër e deklaroi fajtor si «armik i popullit» dhe e dënoi me 5 vjet burgim (punë të rëndë të detyrueshme), humbjen e të drejtave civile e qytetare baraz me kohën e ndëshkimit, si dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme. F. 1, Viti 2017, D. 107, f. 1-2.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]