(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Vig të Shkodrës, më 8 shtator 1907. Me vendim nr. 104, datë 11 qershor 1952, Gjykata Ushtarake Shkodër e deklaroi fajtor se «ka strehuar dhe ndihmuar të arratisurit» dhe e dënoi me 8 vjet burgim, si dhe heqjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. Me vendim nr. 97, datë 16 dhjetor 1964, Gjykata e Qarkut Shkodër e deklaroi fajtor sipas nenit 172/1 të Kodit Penal dhe e dënoi me 1 vit heqje lirie. Sipas nenit 168/1 e dënoi me 8 muaj heqje lirie. Përfundimisht u dënua me 1 vit e 6 muaj heqje lirie sipas nenit 48 të Kodit Penal. F. 1, Viti 2017, D. 107, f. 13-14.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]