(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1922, në fshatin Bulshar të Oroshit. U arrestua në verën e vitit 1950, bashkë me Mark Prengë Vorfin [shih], Pjetër Kadelin [shih], Pjetër Gjin Shtijën [shih] e Zef Ndue Vorfin (Ndrecën) [shih], për bashkëpunim me çetat antikomuniste. Më 28 korrik të po atij viti, u përpoqën të arratisen nga burgu, por gjatë përpjekjes, Ndue Shkurt Prenga mbeti i vrarë në vend. U gropos në breg të lumit të Zmésë. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 164.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]