(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 4 janar 1892, në Krujë. U arrestua më 28 nëntor 1945. Me vendim nr. 445, datë 26 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi «armik të popullit» dhe «sabotator të pushtetit popullor», dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile baraz me kohën e ndëshkimit. Më 1949, dënimi iu zbrit në 7 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82/1, fl. 19-20; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]