(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1903, në Kolonjë. Më 28 tetor 1959, me vendim nr. 11, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë, e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në bashkëpunim dhe tentativë për diversion», dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Vdiq më 4 mars të vitit 1962. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 78, fl. 63-64.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]