(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Prishtë – Skrapar, në vitin 1919. Me vendim nr. 163, datë 7 tetor 1985, Gjykata e Rrethit Vlorë e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në një organizatë kundër-revolucionare» dhe e dënoi me 18 vjet heqje lirie, si dhe heqjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Për «tradhëti ndaj atdheut» në formën e spiunazhit e dënoi me 18 vjet heqje lirie. Për «vepra terrori» e dënoi me 13 vjet heqje lirie. Për «agjitacion e propagandë» e denoi me 7 vjet heqje lirie. Përfundimisht u dënua me 20 vjet heqje lirie, si dhe heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 275-276.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit