PRISHTA (muçi) Sami
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1908, në fshatin Prishtë të Skraparit. Më 19 nëntor 1946, me vendim nr. 427, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi «armik të popullit dhe sabotator të pushtetit», dhe e dënoi me 20 vjet burg, punë të detyruar dhe konfiskim të pasurisë. Më 1949, dënimi iu zbrit në 10 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 77, fl. 127; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]