PULA Meto
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 4 janar 1930, në Gjirokastër. Me vendim nr. 123, datë 23 gusht 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se ka qenë «anëtar i një organizate kundër-reaksionare», «ka agjituar dhe propaganduar kundër pushtetit» dhe « ka furnizuar diversantë», ndaj dhe u dënua me 20 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më vonë, me vendim të Gjykatës së Lartë, dënimi iu ndryshua në 15 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99, fl. 78-79.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]