PULA Medar Nurçe
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 11 dhjetor 1907, në Zhulat të Gjirokastrës. Me vendim nr. 44, datë 9 korrik 1945, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «kriminel lufte e armik të popullit», dhe e dënoi me vdekje, me ekzekutim në vendin ku ka bërë krimin, humbjen e të drejtave qytetare e politike dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. U ekzekutua më 31 gusht të vitit 19443. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99/1, fl. 38-39; Gazeta 55, 1 dhjetor 2014, 23

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]