Abnormalitetet e reflekseve pupillare
(Term neurologjik – Mjekësia)
Çrregullimet e reflekseve pupillare direkte ose konsensuale ndaj dritës mund të shkaktohen nga:
● Afeksionet lokale të syrit si glaukoma etc.,
● Fenomeni Marcus Gunn është një çrregullim i përgjigjës direkte pupillare nda dritës si pasojë e ndonjë neuriti retrobulbar të kaluar më parë,
● Pupilla Adie (= pupillotonia) është zakonisht unilaterale të paktën në fillim. Pupilla është e zgjëruar në anën e afektuar dhe konstriktohet shume ngadale si përgjigje ndaj dritës, por përgjigjja është e shpejtë dhe e plotë në konvergjencë. Zgjërimi që pason gjithashtu është i ngadalshëm (tonik). Patogjeneza e kësaj gjendjeje nuk dihet qartë, mendohet se është një lezion në trurin e mesëm ose gangionin ciliar,
● Ganglioniti akut ciliar (pas infeksionit ose traumës) shkakton pupillën të mos reagojë në dritë apo konvergjencë,
● Rigjiditeti i refleksit pupillar – Pupilla Argyll – Robertson është simptomë karakteristike gjatë fazave të vonshme të neurosifilisit. Paraqitet me miozë e cila nuk përgjigjet në dritë, po dilatohet dhe konstriktohet në konvergjencë.
● Prezenca e refleksit pupillar normal në dritë te një pacient që është totalisht i verbër vjen si pasojë e dëmtimit bilateral të rrugëve vizive nga corpus geniculate lateralis deri te korteksi viziv në lobin okcipital. Refleksi pupillar në këtë rast mbetet i ruajtur pasi që fijet nervore që mundësojnë këtë refleks dalin nga rruga vizive proksimalisht nga corpus geniculate lateralis dhe udhëtojnë në area pretectalis për të inervuar nukleuset e tyre target.
● Hippus, që paraqet një fluktacion të gjërësisë së pupillave, zakonisht është fiziologjik.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia