Adenomat e hipofizës

Adenomat e hipofizës
(Term neurologjik – Mjekësia)

Adenomat e hipofizës kryesisht shfaqen në mes të moshës 30 – 40 vjeçare. Ato ndahen varësisht nga aktiviteti hormonal dhe ngjyrosja histologjike: Adenomë eozinofile: prodhimi i hormonit të rritjës (GH) Adenomë bazogile: hormoni adenokortikotrop (ACTH) Adenomë kromofobe: prolaktin ose nuk ka produksion hormonal Sindromet kompresive shfaqen tek tumorët e mëdhenj. Hipopituitarizmi (Addison) paraqitet përmes kompresionit të adenohipofizës, hemianopsi bitemporale nga kompresioni i kiazmës optike, sindroma sinus cavernosus dhe kriza të hipertensionit intrakranial nga rritja parasellare. Tumorët e vegjël vijnë në shprehje përmes simptomeve endokrine. Adenoma eozinofile shfaqet me akromegali tek të rriturit dhe me gjigantizm tek fëmijët. Prolaktinoma paraqitet me galaktore, infertilitet dhe amenore tek femrat, humbje e potencës dhe libidos tek meshkujtë. Adenoma bazofile karakterizohet me sindrome centrale të Cushing-ut. Në CT dhe RM vërehet si tumor hipodens që absorbon kontrast. Operacioni transnazal duhet bërë me substitucion të hormoneve. Tek prolaktinoma intrasellare vlen të provohet njëherë terapi me dopaminagonist si Bromocriptinë.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]