Astrocitoma
(Term neurologjik – Mjekësia)

Astrocitoma paraqet 20% e të gjithë tumorëve primar të trurit dhe është tumor neuroepitelial që ndahen në 4 shkallë sipas OBSH-së ku shkalla I dhe II konsiderohen si beninje dhe semibeninje, ndërsa shkalla III dhe IV si malinje. Në moshën e rritur kanë afinitet për t’u rritur në pjesët frontale dhe temporoparietale. Në fëmijëri dhe rini forma pilocytike shfaqet me rritje në cerebellum dhe regjionin e strukturave të vijës së mesme si n.opticus, hipotalamus dhe trungun truror. Mosha e sëmundjës te forma pilocytike është 5 – 17 vjeçare, astrocitoma e hemisferave të trurit të madh nga mosha 30 – 40 vjeçare. Tek forma pilocystike heret shfaqen simptome lokale dhe shenja të presionit intrakranial. Tek forma shfaqen fillimisht ndryshime psiqike, sulme epileptike, ndërsa më vonë simptome lokale. Tek astrocitoma e shkallës së ulët në CT dhe RM vërehet një lezion homogjen i cili nuk absorbon shumë kontrast, te forma malinje kemi dallime të dendësisë me edemë perifokale. Prognoza është më e mirë në moshën më të re se 40 vjeçare. Tek tumorët e shkallës I dhe II rekomandohet operacioni, te III dhe IV bëhet zgjatja e jetesës me rrezatim dhe citostatikë sipas skemës PVC. Në fëmijëri është shërimi i mundshëm. Në moshën e rritur recidivet janë të shpeshtë. 5-vite-mbijetesa arrin deri në 60%.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]